“Dance With Me”/ Ja kur nis e cilët janë konkurrentët zyrtarë të këtij viti

“Dance With me” do të ngrejë siparin e këtij viti në më pak se 7 ditë. E hëna e 23 shtatorit, do të rikthejë producenten Vera Grabocka dhe prezantuesen Alketa Vejsiu në drejtimin e spaktaklit të kërcimit që mbledh VIP-at dhe i bën të konkurrojnë me njëri-tjetrin, për të triumfuar në fund të çdo mbrëmjeje.

Pas largimit të Çiljetës, Marsela Çibukajt, mësohet se emri zëvendësues dhe partnerja e ish-banorit të Big Brother Valer Kolnikaj është caktuar prezantuesja Stela Kotri. Ndërkaq çiftet konkurruese të këtij edicioni të 6-të janë:

  1. Deputeti Eduart Ndocaj dhe modelja Kejvina Kthella
  2. Prezantuesit Eva Murati dhe Ermal Peçi
  3. Këngëtari Mateus Frroku dhe modelja Eliona Pitarka
  4. Këngëtarja Era Rusi dhe prezantuesi Florian Agalliu
  5. Prezantuesja Stela Kotri dhe Valer Kolnikaj

Sakaq, sa i përket jurisë mbetet e pandryshuar Valbona Selimllari ndërsa Robert Aliaj do të zëvendësohet me aktorin Gentian Zenelaj ndërsa koregrafi Kledi Kadiu është zëvendësuar nga koreografia Enada Hoxha.

Edicioni i 6-të do të nisë transmetimin në 23 shtator në Tv Klan.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article