Kate Middleton u shfaq në publik me një këmishë me pika e pantallona të derdhura, dhe papritur, të gjithë duan ta kopjojnë!!

Kate Middleton dukej kaq e thjeshtë, e njëkohësisht shumë elegante këtë mëngjes gjatë vizitës së papritur në spitalin e fëmijëve Evelina London Children’s Hospital në Londër. Dukesha e Kembrixhit kishte veshur një këmishë të zezë me pika të bardha, të cilën e kishte kombinuar me pantallona te zeza të derdhura, të ngushta në bel e që vinin të gjera poshtë.

Veshjen e kompletonin një palë këpucë të zeza me takë dhe majë të theksuar.

Pamjet e publikuara nga Kensington Palace e tregonin dukeshën duke biseduar ngrohtësisht me fëmijët e shtruar në spital dhe nënat e tyre. Ndërkohë ajo që ne deshëm të shihnim ishte ndonjë gjurmë e shtatzanisë së përfolur të katërt të saj, po sikur nuk dukej gjë!

Previous ArticleNext Article