85 vite Sophia Loren, diva feston ditëlindjen!!!  

Sophia Loren, aktorja simbol e Italisë në botë, mbërriti pragun e 85-te, por nuk pranon të plaket!! Kjo ikonë bukurie dhe talenti, lindi në 1934-tën në Romë si Sofia Vilani Scicolone; emrin me të cilin e njohim sot. Sophia Loren është ai që zgjodhi për të producenti Goffredo Lombardo.

Një karrierë që nisi në moshën e brishtë 16 vjecare me konkursin e Miss Italia-s; nuk e fitoi, por për të u krijua një cmim I posacëm, ai I Miss Elegancës.

Pas shfaqjeve të para në ekran, takoi Carlo Pontin, producentin me të cilin do të lidhte më pas jetën. Në 1960-tën, rrëmben Oskarin për interpretimin e rrallë në filmin e saj simbol: Cocarja. Të paharrueshëm duetet me Marcello Mastroianin si ai tek Matrimonio ll`italiana. Ashtu sic mbeten  të gjithë rolet saj, sepse Sophia shkëlqente ngado!

Previous ArticleNext Article