Julka nuk “mbahet“, i nxjerr Andit të palarat: “ Cfarë bëri për ditëlindjen…“

E ulur në karrigen e “Ftesë në 5“ përballë Bieta Sulos, Julka Gramo është rrëfyer mbi jetën e saj private, duke sjellë për publikun moment pikante nga përditshmëria si nënë e dy djemve, Ian dhe Greg.

Ajo është mjaft e angazhuar në shtëpi dhe përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me djemtë e saj. “Kur mungon një nga prindërit pak më shpesh, nuk më duket okay që të largohet dhe prindi tjetër. Kështu zgjedh që dikush të bëjë sakrificën, sepse edhe për Andin është sakrificë të qëndruarit larg, udhëtimet e shpeshta apo të mos qenit çdo ditë pranë fëmijëve”, tha Julka. Por ka pasur dhe momente kur ai ka munguar, dhe keto e kanë mërzitur shumë.

Një rast I tillë paska qenë ai I ditëlindjes së djalit të madh. “Kur Ian ka bërë një vjeç, Andi kishte një impenjim dhe nuk ka ardhur deri kur erdhi pjata e tretë e menusë dhe erdhi i veshur ashtu siç ishte, me tuta”, u shpreh ajo, duke e kaluar sidoqoftë këtë moment me doza humori.

 

Previous ArticleNext Article