“Gëzuar ditëlindjen babi” Do të emocionoheni nga kënga që Gabriel i dedikon partnerit të Hueyda-s

Partneri i Hueyda El Saied, Thierry feston sot ditëlindjen e tij. Në një festë të organizuar enkas për të, surpriza më e bukur i është rezervuar atij nga Gabriel, djali i Hueyda-s.

Vogëlushi ka rrëmbyer mikrofonin në mes të festës për t’i kënduar këngën e ditëlindjes. “Gëzuar ditëlindjen babi”, këndon Gabriel duke prekur zemrat e të gjithë të pranishme të cilët kanë e kanë duartrokitur e brohoritur djalin e showgirl-it shqiptar.

Videon emocionuese e ka publikuar vetë Hueyda në Instagram shoqëruar me fjalët: “Urimi më i mirë ndonjëherë! Kur Gabrieli i uron babit të tij ditëlindjen. Ndihem mamaja de gruaja më e lumtur në botë se të kesh një djalë si Gabriel dhe një partner si Thierry është një shans. Faleminderit Zot për gjithçka”.

Gabriel është djali i Hueydas nga marrëdhënia me ish-partnerin. Vetë Hueyda ka rrëfyer se pas ndarjes nga babai i djalit, vetë Gabriel ka zgjedhur t’i thërrasë babi partnerit të saj.

Previous ArticleNext Article