De Fest Apolonia: Suksesi i radhës në skenën e teatrit “Bylis” mban emrin “Ishulli”!

 

Prej 4 vitesh Festivali De Fest Apolonia sjell në qytetin e Fierit teatrot vendorë të Shqipërisë, e vendeve fqinjë! Kjo lëvizje tanimë traditë e vjeshtës kulturore të qytetit pritet edhe më me kërshëri, e shumë pritshmëri për vetë jehonën, që në një kohë kaq të shkurtër ka gjeneruar!

Mbrëmjen e kaluar (24 shtator) u mbajt nata e parafundit e De Fest Apolonia, dhe kësaj radhe suksesi në skenën e teatrit “Bylis” mbam ermin “Ishulli”.

Trupa e teatrit të Komunës së Barletës, një prej partnerëve kryesor të Tournee, shkëlqeu me interpretimin  e pjesës së shkruar nga Armin Greder.

Për çfarë flet “Ishulli”?!  

Shfaqja është frymëzuar nga historia, e shkruar dhe ilustruar nga Armin Greder:

“Ishulli është një histori e çdo ditë”. Eshtë një histori që flet për personalitetin dhe diversitetin. Një histori e tmerrshme, një grusht në stomak; e pamundur të qëndrosh indiferent, e pamundur të mos marrësh anën e atij qe eshte i braktisur dhe i varfër, po aq e pamundur për të mos kapur ndonjë asonancë me zemërimin dhe frikën e banorëve të ishullit.Ndonjëri prej nesh ndonjëherë mund të ndjehet i braktisur ose i pëfshire. Askush nuk e është i përjashtuar. Sepse jeta ndonjëherë mund të sjellë më të keqen në natyrën njerëzore.

De – Fest Apolonia 2019 po mbahet në Fier prej datës 19-25 Shtator, me pjesëmarrjen e 9 teatrove nga Fieri, Tirana, Gjirokastra, Rajoni i Pulias, Gjilani, Budva e Shkodra. Sonte në mbrëmje pritet të mbahet edhe nata finale  e këtij Festivali.

 

#DeFestApolonia2019 – Festivali Ndërkombëtar i Artit Skenik, në kuadër të TOURNEE FESTIVALS, Programi #IPA Itali-Shqipëri-Mali Zi.

 

 

 

 

#DeFestApolonia2019 – Festivali Ndërkombëtar i Artit Skenik, në kuadër të TOURNEE FESTIVALS, Programi #IPA Itali-Shqipëri-Mali Zi.

Previous ArticleNext Article