Rudina Dembacaj “plas bombën“: “ Agron Llakaj nuk e donte Romeon në Al Pazar“!

Rudina Dembacaj tregoi në “ Lart e poshtë“ se me Romeo Veshajn ka ndodhur në fillim dicka që mund ta kenë përjetuar edhe shumë persona të tjerë. Është fjala për atë situatën kur shefi nuk bindet për aftësitë e tua, të cilat arrin t`i zbulojë më pas me kohën. E pyetur  “Se nëse do të kishte një emision Dyshat me cilin do e bëje programin me Romeon apo Donaldin”, aktorja dha një përgjigje të sinqertë. “Sigurisht që me Romeon sepse Donaldin e njoh më pak! Por ata janë të dy çuna të jashtëzakonshëm”,- tha ajo.

E ndërkohë, në bisedë e sipër doli me detaji tjetër. Rudina tha se ajo e kishte vlerësuar Romeon që në fillim, por…“Unë kam këmbëngulur që Romeo të jetë pjesë e Al-Pazar sepse Agron Llakaj ishte shumë skeptik dhe nuk e donte”,- ka qenë pohimi I saj.

Previous ArticleNext Article