Rudina Xhunga tregon se c`do të ndodhë me emisionin e saj pas mbërritjes së Sokol Ballës!

Mbërritja e Sokol Ballës tek “News 24“ u pasua shumë shpejt nga pyetja ; “ cfarë do të ndodhë tani me Rudina Xhungën“? . Rivaliteti mes dy gazetarëve nuk është më sekret, dhe Rudinës, nuk është hera e parë që do t`i spostohej emisioni I saj “Dritare“ për shkak të tij.

Megjithatë, e ftuar tek një tjetër “Rudinë“, ajo në Tv Klan, tregoi edhe se cfarë pritet të ndodhë me programin e saj.

“Nuk më pëlqen të lëviz, sepse e njëjta është hapësira Rudina. Tani, pak a shumë, njerëzit identifikojnë personazhin më shumë sesa televizionet,” u shpreh Xhunga. E pyetur nga Magjistari nëse publiku do të vazhdojë ta shohë me të njëjtin emission dhe po në atë kanal, gazetarja u përgjigj:  “Po, ‘Dritaren’ nuk e ndryshojmë asnjëherë. Kemi hapur një dritare, që nuk e mbyllim.” Këtë pra, duket se nga ana e Rudinës, nuk do të ketë lëvizje!!

Previous ArticleNext Article