Granit Xhaka dhe bashkëshortja zbulojnë emrin e vajzës së porsalindur

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita mirëpritën dje në jetë vajzën e tyre të parë.

Ka qenë nëna e re, ajo që ka zbuluar ditën e sotme emrin që çifti ka zgjedhur për vogëlushen duke treguar se kanë vendosur ta quajnë Ayana.

“Ayana Xhaka, mami dhe babi të duan përgjithmonë”, shkruan Leonita në foton e publikuar vetëm pak minuta më parë.

Previous ArticleNext Article