Matchy-Matchy me Eduartin! Me aksesorët Dior 1500 dollarësh, Arbana shkëlqen në premierën e filmit

Eduart Grishaj pati premierën e filmit të tij “Gjyshja” të hënën e 7 Tetorit ku ftoi gjithë miqtë e personazhe VIP në një nga kinematë e kryeqytetit.

Në një event elegant, ku mbizotëronte ngjyra e zezë, regjisori i veshur me një kostum të zi, mirëpriti të ftuarit, në mesin e të cilëve ishte edhe ajo, më e rëndëisshme, e dashura e tij e zemrës prezantuesja Arbana Osmani.

Autorja e “Dua të të bëj të lumtur” dhe i dashuri i saj ishin kombinuar më së miri dhe në mënyrë perfekte me njëri-tjetrin, duke i qëndruar besnikë ngjyrës së zezë në veshjet e tyre. Eduarti me një kostum dhe këmishë të zezë, ndërsa Arbana shkëlqente me një fustan të shkurtër me pupla në pjesën e poshtme e me një rrip beli Christian Dior të lidhur mbi xhaketë që të krijonte idenë e një fustani.

Rrii i hollë me logon e markes CD që kishte zgjedhur Arbana me një kërkim që bordo.al bëri në internet kushton plot 630 dollarë. Por rripi nuk ishte i vetmi aksesorë Dior që mbante prezantuesja në premierën e djeshme të filmit të partnerit të saj.

36-vjeçarja kishte zgjedhur edhe këpucët e kësaj marke, që në fakt janë bestseller-at e Dior e që kushtojnë jo pak por plot 890$.

Kështu vetëm aksesorët Dior i kushtuan Arbana Osmanit plot 1.520 dollarë, që sigurisht ia kompletuar look-un dhe e bën që të dukej ylli i mbrëmjes.

Por këto nuk ishin të vetmit aksesorë të zgjedhur nga prezantuesja për eventin elegant. Bizhuteritë, Arbana ua kishte besuar Kastrati Jewellery, dhe kishte zgjedhur nga dyqani prestigjioz i bizhuterive vathët “Damiani” nga koleksioni 2019 dhe unazën “De Grisogono”

 

Previous ArticleNext Article