Me Arbanën e dimë, po me djalin e saj si e ka marrëdhënien Eduarti?

Pasi e quajti Arbanën publikisht në premierën e filmit të tij “ Gjyshja“ si “gjënë më të mirë që ka në jetë“, regjizori Eduart Grishaj foli tek “Ftesë në 5“ me Bieta Sulon, edhe për djalin e saj, Joni.

I pyetur rreth fotove të librit të gatimeve të moderatores, (me të cilat po merret ai), Eduardi u shpreh se është gati që këtë punë t’ia kalojë Jonit, sepse sic tha, vetë mezi përmbahet përpara ushqimeve.

“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin të merret me fotot e gatimeve të Arbanës se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”, ka qenë komenti i tij. Në këtë mënyrë, tregoi se marrëdhënia mes tyre është mjaft e mirë!

Previous ArticleNext Article