Një javë pas dasmës, Hailey Baldwin publikon fustanin madhështor të nusërisë!

 

Më 30 shtator Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan për herë të dytë nëpërmjet një ceremonie ku morën pjesë rreth 150 të ftuar.

Çifti i famshëm u kujdes që të mos publikoheshin foto nga ambientet e brendshme të ceremonisë, duke mos zbuluar kështu as veshjet dhe nusja dhe dhëndri kishin zgjedhur për ditën e tyre të veçantë.

Modelja ka vendosur vetëm para pak orësh të ndajë me fansat e saj fustanin e nusërisë nëpërmjet disa fotove të postuara në Instagram. Hailey ja kishte besuar drejtorit artistik të Louis Vuitton, Virgil Abloh dizenjimin e fustanit të nusërisë.

Virgil kishte krijuar një fustan të ngjitur pas trupit, me një bisht dhe vello super të gjatë, duke dhënë një figurë madhështore të nuses.

 

Previous ArticleNext Article