KreuStil Jetese

Arbana dhe Eduarti nisin bashkëjetesën, prezantuesja e Top-it i nxjerr sekretin çiftit?!

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj prej disa kohësh po shijojnë historinë e tyre të dashurisë, që erdhi pas divorcit të prezantueses nga ish-bashkëshorti.

Por mesa duket, çifti i ri i showbiz-it shqiptar e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel sepse mendohet se dyshja prej pak kohësh ka nisur bashkëjetesën në një një zonat e njohura të kryeqytetit, pranë kopshtit botanik.

Ka qenë prezantuesja e Top Channel, Bieta Sulo, e cila ka pasur të ftuar regjisorin Eduart Grishaj për të folur për filmin e tij të ri, dhe ndër të tjera është ngacmuar pak edhe për romancën me Osmanin.

E në një nga videot e publikuara nga autorja e “Ftesë në 5”, gjatë bashkëbisedimit me Grishajn, Bieta ka bërë një përshkrim në videon në fjalë që të lë të kuptosh se Eduarti dhe Arbana kanë nisur bashkëjetesën.

 

 

@arbanao kritikuesja, por edhe mbeshtetja kryesore per realizimin e “Gjyshja”… por ja edhe “ankesat” e para nga bashkejetesa me @eduartgrishaj ????? #ftesene?? #ngaehenanetepremte #ora??

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

“@arbanao kritikuesja, por edhe mbeshtetja kryesore per realizimin e “Gjyshja”… por ja edhe “ankesat” e para nga bashkejetesa me @eduartgrishaj ????? #ftesene?? “, shkruan Bieta nën videon ku Eduarti flet edhe për marrëdhënien me djalin e prezantueses.

Nuk dihet nëse Bieta ka informacion lidhur me këtë hap të ri që mund të ketë ndërmarrë çifti për sa kohë që e ka përshkruar lidhjen e tyre me fjalën ‘bashkëjetesë’ nën video.

Vlen të kujtojmë se vetëm pak javë më parë, Arbana ka përfunduar arredimin e shtëpisë së saj të re dhe madhe, ku mendohet se jeton së bashku me djalin 4 vjeçar Jonin dhe të dashurin e saj, regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF