Mami për herë të parë; sapo pamë barkun e rrumbullakosur të Fatmës!

Ka zgjedhur veshjet e gjera, për të ‘kamufluar’ barkun  që po rritet dita ditës; sigurisht jo për të mohuar se është në pritje të ëmbël, por duket se Fatma dëshiron t’i mbajë private ndryshimet që po ndodhin në trupin e saj.

Ndonëse ende nuk e dimë se në ç’fazë të shtatzënisë është moderatorja, pak, orë më parë gazetarja sportive nga Kosova Qeqa Krelani, teksa ka konsumuar një drekë në restorantin e shefave Alfio e Indrit, ka postuar disa video në instastory.

Në restorant dukej se ndodhej edhe ‘nusja e shtëpisë’ Fatma, të cilën e pamë në isntagramin e Qeqas. E veshur me një kostum me vija mami në pritje na ka njohur kështu për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Fatma dhe Alfio do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë, kur do të mirëpresin në jetën e tyre bebushin frut i dashurisë disa vjeçare të çiftit.

Previous ArticleNext Article