Shtatzënë falë fertilizimit in-vitro, këngëtarja e famshme bëhet nënë në moshën 44-vjeçare

Këngëtarja e njohur Natalie Imbruglia është bërë nënë për herë të parë në moshën 44-vjeçare.

Lajmin e bukur e dha vetë artistja pak orë më parë më anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku mban prej dore djalin e porsalindur.

“Mirë se vjen në këtë botë … Max Valentine Imbruglia. Zemra ime po shpërthen #djaliim”, shkroi ylli i “Torn”.

Artistja e njohur dha lajmin se ishte në pritje të ëmbël vetëm pak muaj më parë kur zbuloi se shtatzënia ishte mundësuar falë procedurës së Fertilizimit In Vitro (IVF).

Natalie Imbruglia
https://www.instagram.com/p/B0TXm37ntTN/
Credit: Natalie Imbruglia/Instagram
Previous ArticleNext Article