Me kë do martohet chef Renato? Nesër surpriza!

Mbrëmja e kësaj të premte do të jetë ndryshe nga të tjerat, për ata qindra e mijra fansa të “Hell’s Kitchen Albania” e sigurisht të shefit më “të tmerrshëm” në Shqipëri, Renato Mekollit. Në orën 21.00, në ekranin e Top Channel do të nisë sezoni i dytë i këtij reality show, të cilin shqiptarët, brenda dhe jashtë kufijve po e presin me padurim.

E duket se këtë herë “Hell’s Kitchen” do të na çudisë pafund. Spoti që po transmetohet këto ditë, ka hapur jo pak debate. Renato Mekolli me postimet e tij në Instagram, ku flet për një dasmë në hapjen e “Hell’s Kitchen” e ka ndezur edhe më fort kuriozitetin.

Kush do të martohet me kë? Çfarë fshihet pas kësaj dasme? E ftuar vetëm pak ditë më parë në “Wake Up” dhe e ngacmuar nga Ori dhe Isli pikërisht për spotin e guximshëm, autorja e këtij programi Zefina Hasani tha se mesazhi që përcjell ky spot është: Nuk keni parë gjë akoma.

“Sepse kjo është formula që përdor Renato. Kjo që ju keni parë në spot është një parathënie, pra një element që zbulohet nga e gjithë skena, skenari me të cilën do të nisë HK këtë vit”. Më tej autorja shtoi se tashmë që janë bërë xhirimet e netëve të para, ajo është e sigurt se tensionet dhe debatet mes konkurrentëve dhe shef Renatos, janë fantastike. “Unë jam entuziaste dhe këtë entuziazmin tim e ushqeu më shumë edhe përfaqësuesi i patentës, z. Colman, të cilin e kishim të pranishëm në xhirime. Ai vetëm qeshte edhe kënaqej. Më tha në fund që sigurisht nuk e njihte gjuhën por nga  dinamika, nga gjestet, nga gjithçka që po ndodh aty, e kuptonte se  ishte gjithçka perfekte”. Autorja siguroi se këtë herë në kuzhinën e djallit mund të ndodh gjithçka. Nuk ka vetëm përplasje pjatash. Nuk ka vetëm sherre pa kuptim.  Do të ketë dashuri dhe urrejtje, flirte dhe xhelozi, përplasje dhe intriga. Shef Reanto do të ketë 1001 fytyra e sjellje përballë tyre. Ka situate, në të cilat konkurentët duhet të luajnë fort për të mbijetuar. Që në natën e parë do të ketë penalizime. Asnjëri nga konkurrentët nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë kontratë me djallin. Po kush do të jenë ata? Sa do të jenë në numër ata? Do ta zbulojmë vetëm nesër mbrëma.

Previous ArticleNext Article