Në mënyrën më të pazakontë, Fatma dhe Alfio zbulojnë gjininë e fëmijës

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë. Ndonëse në mës të shtatzënisë, gazetarja e njohur dhe shefi i kuzhinës nuk kishin publikuar deri më tani gjininë e fëmijës që pritet të vijë në jetë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në fakt, çifti duket se e ka menduar mirë momentin se kur do ta ndajë me të tjerët gjininë duke zgjedhur pikërisht ditëlindjen e 25-të të Fatmës Në një mënyrë të pazakontë dhe të paparë më herët, Alfio dhe Fatma hipur mbi motorr, kanë lënë tymin që të zbulojë gjininë duke shuar kuriozitetin se fëmija do të vijë një djalë.

Previous ArticleNext Article