Dua Lipa dhe Rita Ora renditen ndër njerëzit më të pasur në Britani!

Ndonëse fare të reja moshë, artistet shqiptare Dua Lipa e Rita Ora ja kanë dalë që në vetëm pak kohë të ‘shtrojnë’ një rrugë të sigurt e tejet e të suksesshme në karrierën e tyre.

Tabloidi i famshëm britanik “Heat” ka publikuar listën e njerzve më të pasur në Britani nën moshën 30 vjeç. Ky tabloid llogarit çdo vit pasurinë e emrave të famshëm të cilët ende nuk e kanë arritur dekadën e tretë të jetës.

Ndërsa vendin e parë në këtë listë e kryeson këngëtari Ed Sheeran i cili numëron plot 170 milion paund, Daniel Radcliffe në vendin e dytë i cili posedon 90 milion paund në llogarinë e tij, ndërsa në vend të tretë të kësaj liste është Harry Styles i cili ka 64 milion paund në llogarinë  e tij.

Këngëtaret shqiptare gjithashtu janë në këtë listë, ku Rita Ora është renditur e 13-ta me një vlerë prej 17.8 milion paund, ndërsa Dua Lipa në vendin e 15-të prej 11.8 milion paund.

Vitin e kaluar këtë listë e kryesonte këngëtarja Adele, e cila këtë vit është 31 vjeç e automatikisht nuk mund të bëhet më pjesë e kësaj liste.

Previous ArticleNext Article