Shpresa për ribashkim? Cfarë tha Roberti për Norën!

Ishin një nga ciftet më të preferuar të showbiz-it, ndaj lajmi I ndarjes së tyre, i përcjellë nga vetë Robert Berisha përmes një postimi në Instagram pak muaj më parë, u ra fansave si “ bombë“. Megjithatë, këngëtari habiti me intervistën e dhënë së fundi për “Mirage”, ku rrëfeu se ende nuk është divorcuar me dokumente nga Nora Istrefi dhe as nuk ka ndërmend të bëjë një martesë të dytë.

Madje, në fjalët e tij u kuptua se ka dhe një lloj hapësire  për ribashkim. “Kam thënë në një intervistë, madje, “vetëm vdekja më ndan” dhe është e vërtetë, vetëm vdekja të ndan nga nëna e fëmijës tënd. Kështu që gjithmonë kam me qenë babi i Renée-s dhe gjithmonë kemi me qenë bashkë, se kemi Renée dhe ishalla e kemi shëndoshë e mirë derisa të plaket“, tha Roberti, ndërsa më pas shtoi “ “Nëse nuk do mundesha në jetë të bëja asgjë, një veshkë për Norën, një veshkë për Renée… Ndërsa për vete jam plot zemër…” Ai foli për një pauzë mes tyre e tha “Nuk i dihet” për mundësinë e një rikthimi.

Previous ArticleNext Article