Luana Vjollca sjell në Shqipëri, enkas për “Shiko kush Luan” artistin me famë botërore

Luana Vjollca do të shfaqet në puntatën e sotme, në kuadër të festës së 31 Tetorit, festës së Halloweenit e veshur si një hirushe.

Moderatorja ka premtuar se kjo puntatë e “Shiko kush Luan” do të ketë shumë argëtim dhe surpriza.

Një ndër to e zbuloi vetë autorja 28-vjeçare, e cila ka treguar se për herë të parë në Shqipëri enkas për emisionin e saj do të vijë këngëtari me famë botërore i grupit “Havana”, Pitt Leffer.

Grupi “Havana” është i njohur në vendin tonë dhe në gjithë botën me disa këngë shumë të dëgjuara sic është “I Lost You” apo “Vita Bella”.

Previous ArticleNext Article