Jo më në treg; Mbyllet gazeta “Shqiptarja.com”!

 

Prej vitesh në vendin tonë shtypi i printuar po kalon një periudhë të vështirë, e cila nis me uljen e tirazhit të gazetave apo revistave, e deri edhe në mbylljen përfundimtare të tyre, për shkak të falimentimit financiar.

E fundit që duket se patin fatin keq që të mbyllë dyert e redaksisë është e përditshmja “Shqiptarja.com”, e cila ka lançuar në treg numrin e fundit këtë të dielë.

 

Prej kësaj të hëne tregut të gazeshitësve do t’u mungojë gazeta “Shqiptarja.com” e cila duket se do të vijojë aktivitetin e saj vetëm në platformën online.

 

Previous ArticleNext Article