Lady Gaga në një film të ri: këngëtarja po shkëlqen si aktore, dhe pas “A star is born“ , ofertat kanë vërshuar!

Lady Gaga është rikthyer në ekranin e madh pas performancës së saj të jashtëzakonshme në “A Star Is Born“. Këngëtarja sapo ka rezervuar një rol në filmin e ardhshëm të Ridley Scott në lidhje me vrasjen e Maurizio Gucci nga ish-gruaja e tij.

Maurizio ishte nipi i themeluesit të Gucci –it.

Gaga do të ketë një rol mjaft të rëndësishëm: ajo do të interpretojë vetë Patrizia Reggianin, ish bashkëshorten e Maurizio Gucci, e cila u gjykua dhe u dënua për orkestrimin e vrasjes së ish-burrit të saj në hyrje të zyrës së tij në 1995. Patrizia kaloi 18 vjet prapa hekurave, përpara se të lirohej nga burgu në vitin 2016. Sipas burime të Hollywood Reporter, ky rol ishte diskutuar dikur t`I jepej Angelina Jolie.

Previous ArticleNext Article