Emisioni që sjell buzëqeshjen, rikthehet sërish në ekran

Programi i njohur “Extreme Makeover Home Edition”, një format shumë i njohur disa vende të ndryshme të botës, është rikthyer sërish në ekran, në sezonin e tij të dytë. Pas një mungese disa vjeçare rikthehet në Vizion Plus formati televiziv ku realiteti nuk ka nevojë të modifikohet për t’u sjellë në kamera.

Jetesë e vështirë, shtëpi të rrënuara, fëmijë që ëndërrojnë, prindër që ndihen të pazotë pasi nuk kanë mundur dot të sigurojnë më shumë për familjen e tyre. Kjo duket se është e përbashkëta e historive njerëzore të cdo shtëpie ku “Nga e Para” shkon.

Emisioni që rikthen buzëqeshjen në familjet ku troket, ka nisur transmetimin në 5 nëntor e do të vijojë të shfaqet në ekranin e Vizion plus çdo të martë.

8 histori të ndryshme do të mbyllin këtë vit sezonin e dytë të “Nga e Para” duke shënuar kështu edhe mbylljen e këtij viti, ku në total jane rreth 20 familje (përfshirë edhe 12 shtëpi në sezonin prill-qershor) që këtë vit janë bërë me një shtëpi të re. 7 ditë kohë për të restauruar, modifikuar, ndërtuar e arreduar një shtëpi. Gjithçka nis nga zero, që nga instalimet elektrike e hidraulike e deri tek detajet e fundit që një shtëpie i duhen.

Nje grup pune, dy arkitekt, Anila në rolin e autores, Vilma si asistente e pergjithshme, Rolandi-regjisori dhe produksioni i “Nga e Para” vijon misionin e vështirë por edhe shumë të bukur.

Previous ArticleNext Article