Njëra nga motrat Kardashian largohet nga reality show “Keeping Up With The Kardashians”

“Keeping Up With The Kardashians”  nuk do të jetë më njësoj. Një nga motrat e famshme të klanit Kardashian-Jenner do të braktisë reality show-n, një ndër më të famshmit në USA.

Më e madhja, Kourtney Kardashian ka konfimuar thashethemet se ajo nuk do të jetë më pjëse e KUWTK, të paktën për këtë sezon. Arsyea e tërheqjes së 40-vjeçares lidhet me fëmijët e saj dhe vet ajo ka treguar se e ka marrë vendimin duke thënë se do t’i dedikohet më shumë fëmijëve, t’i kushtojë më tepër kohë atyre, pasi e ndjen këtë përgjegjësi si nënë.

Kim dhe Khloe nuk kanë mbetur pa një reagim, pasi kanë thënë se motra më e madhe e familjes mund të rikthehet sërish kur të dëshirojë dhe se për të dera është e hapur.

Previous ArticleNext Article