Është sezoni i kapeleve dhe këto 5 modele ju DUHEN për të thyer instagramin!

 

Duket se aksesorët e kokës janë të nënvlerësuara në krahasim me këpucët apo çantat, por më shumë se asnjëherë këtë sezon kapelet dhe beretat janë një “Must” për ata që pëlqejnë dhe duan të ndjekin modën.

Nëse në verë kapelet duket dhe duhet të kenë krahas të ndjerit bukur,fuknsionin mbrojtës nga dielli, në sezonin e ftohtë aksesori i kokës luan një rol kyç në plotësimin e ‘look-ut’, për t’u dukur kështu gjithë stil e fashion.

Jo më kot disa prej emrave VIP në radhët e vajzave të njohura shqipatre I kanë bërë pjesë të garderobës dhe ‘outfit-it’ të tyre kapelet dhe beretat.

 

Kapele bejsbolli

Që nga emri kuptohet se pse kjo kapele quhet kështu; por tashmë ky aksesor nuk është vetëm për lojtarët e bejsbollit, por fare mirë mund ta veshim të gjithë në të përditshmen tonë. Lori Hoxha ka disa të tilla, po ju?

Beretat

Pak frymë franceze çdo vajzë do ta dëshironte, dhe çfarë më shumë se një beretë në kokë do të na e jepte këtë ndjesi. Jo më kot stilistja Enada At’Nikolla i ka pjesë të pandarë të garderobës së saj bereta të tilla.

Kapele-kovë 

 

Aksesori i njohur i viteve në 90’ u rikthye sërish në vëmendje nga shtëpia e modës Dior, e cila në koleksionin Vjeshtë-Dimër e solli sërish kapelen-kovë. Si një njohëse e mirë e trendeve të fundit, Armina Mevlani nuk nguroi ta bëjë pjesë të garderobës së saj një kapele të tillë.

Kapelet ‘Panama’

Të punuara me lesh ky aksesor do t’i jepte veshjes tuaj prekjen ‘fatale’. Alketa Vejsiu dhe Linda Flloko pak ditë më parë në Paris ‘thyen’ instagramin të veshura ‘chic’ e me aksesorin ‘fedora’.

Kapuç i punuar 

Jo vetëm që ju mban ngrohtë por të gjithë e dimë se një kapuç i tillë është shpëtim kur nuk i kemi flokët të krehura bukur, ndaj me siguri çdokush e ka një të tillë në shtëpi.

Previous ArticleNext Article