Nënë e 2 vajzave, Emina Cunmulaj shastis rrjetin me trupin flak fare !

Emina Cunmulaj mund të ketë sjellë në jetë dy vajza, por ama trupi i saj duket sikur në këto vite nuk ka shenja të ndonjë shtatzënie apo lindjeje.

Modelja me origjinë shqiptare ka publikuar një foto me bikini të zeza në llogarinë personale në Instagram dhe e sigurtë që të gjithë kanë menduar se kjo ëhstë një foto e vjetër e saja.

Në fakt jo! Fotoja në fjalë të cilën 35-vjeçarja e shoqëroi me diçiturën “Goditi ata me gjërat që ke 100% reale” është e ditëve të fundit dhe duhet thënë se të gjithë u shastisën nga linjat e Eminës, e cila në maj të vitit të shkuar solli në jetë vajzën e dytë.

Modeja dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian janë gjithashtu prindër edhe të një vajze më të rritur që erdhi në jetë në Mars të 2016-ës.

Previous ArticleNext Article