KreuBusull

Studim i fundit/ Një në pesë të rinj ndryshojnë orientimin seksual

 

Një studim I bërë në Kaliforninë e Veri-ut, mbi seksualitetin e adoleshentëve, ka rezultuar se një në pesë të rinj ndryshojnë orientimin e tyre seksual. Tek femrat ky proces ndodh 3 herë më shpejtë sesa tek meshkujt.

Psikologia  J. Stewart, nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe kolegët e tij, anketuan 744 studentë të shkollave të mesme rurale, për preferencat e tyre seksuale në një periudhë tre-vjeçare. Nga pjesëmarrësit, 54 %ishin vajza dhe 46 %ishin djem.  Në këto tre vite, ata zbuluan se 19 % pranuan se të paktë një herë e kishin menduar të ndryshonin orientimin e tyre seksual dhe 21 % deklaruan se kishin tërheqje seksuale me seksin e njejtë. Prej këtyre disa  e klasifikuan veten, si heteroseksual në vitin e parë dhe si biseksual/homoseksual në vitin e dytë. Disa studentë të tjerë e identifikuan veten si të drejtpërdrejtë në orientimin e tyre seksual, vitin e parë të studimit, por më pas biseksual në anketën e vitit të ardhshëm. Studentë të tjerë raportuan ndryshime të shumta gjatë periudhës tre vjeçare.

“Këto të dhëna tregojnë  shumëllojshmërinë e ndjenjave  që përjetojnë adoleshentët  në lidhje me mënyrën sesi e etiketojnë seksualitetin e tyre dhe ndaj kujt ndjehen të tërhequr seksualisht,” – tha psikologia, Znj. Stewart.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF