KreuCelebrity

Marsela Çibukaj më në formë se kurrë; transformimi që e ktheu në një artiste super elegante!

Nëse deri para pak javësh emrin e saj e lidhnim me këngëataren me super zë, e me një fizik të mbushur e forma të kolme, tani jo më.

Duket se Marsela Çibukaj i ka thënë një herë e mirë lamtumirë kilogramëve të tepërt, dhe në daljen e saj më të fundit këtë të dielë në “Kënga Magjike”, artistja u shfaq më në formë se kurrë.

Silueta e saj pothuajse e përgjysmuar, na prezantoi me një Marselë tejet elegante dhe në super formë. Ndërsa hijeshia nuk i ka munguar asnjëherë, Çibukaj ende nuk na ka njohur me dietën që qëdron pas këtij transformimi, për të cilën të gjithë jemi mëse kuriozë ta dimë.

Prej disa kohësh këngëtarja po jeton një histori të bukur dashurie me këngëtarin Vitmar Basha, dhe le të aludojmë që edhe dashuria mund të ketë ‘dorë’ në këtë paraqitje të re të Marselës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF