Joaquin Phoenix, më bëri të dua Joker-in!

Nga Ilda Lumani

Në botën komerçiale ku jetojmë kinemaja është e vetmja që nuk e ka humbur magjinë, pushtetin e saj! Andaj kur Kinema Millennium rikhehu pas suksesit të paimagjinueshëm Joker-in në ekranin e saj, nxitova për të rifituar shancin e humbur!

Jokeri i Todd Phillips është një dramë e fortë, që emocionon, vë në mendime, sheh në një tjetër këndvështrim botën.., të keqen.., arsyen pse ajo rritet.., forcohet.., thellohet… Dikujt i duket se kjo qasje justifikon të keqen, por në fakt kjo është një analizë e thellë e qenies njerëzore.Është e guximshme mbase të them se një armë në dorën e çdo njeriu është e rrezikshme!

Ne shqiptarët jemi dëshmitarët më të mire të kësaj, që po them! Çfarë ndodhi me armët në duart e njerëzve në vitin 1997 e më pas.Pasojat e asaj tragjedie vijojnë dhe dita sot! Të gjithë kemi një histori personale me pasoja fatale, nga‘97-a, kur çdo njeriu të zgjuar ose jo, të arsimuar, ose jo, intelektual ose jo, të fortë apo të dobët.., ju ndodhi një “metamorfozë” teksa në dorë paten një armë! Duke përjashtuar aksidentet, sa vrasje kanë ndodhur pas një grindje banale…?!

Arma prodhon vdekje! Veçanërisht kur ajo është në dorën e gabuar, atë të një njeriu me problem psikike! Shembulli më konkret i kësaj që po them është Amerika.Vendi i lirisë, i vetmi që lejon me ligj armë mbajtjen me leje, për vetë mbrojtje.Por, sa vrasje masive, në shkollë, rrugë, metro janëshënuar në SHBA, si pasojë e kësaj lirie… kur arma ka qenë në dorën e gabuar, ku arsyeja nuk është e tillë.

Por, Todd Phillips nuk ka sjellë një Joker si një vrasës serial! I tillë ai do të kishte urrejtjen tonë!

Ai ka sjellë një Joker për të cilin çdo individ vuan! Arsyet që e bën Arthur Fleck të bëhet ai, kllouni, Joker-i famëkeq janë përgjegjesi e jona! E individëve të shëndoshë mendërisht!

Me Joker-in e Todd Phillips nuk mund të justifikohet çdo pasojë e së keqes! Por, një Joker si i Todd e kemi njohur tëgjithë! Dhe një i tillë në mos në masë, qoftë edhe si steriotip ekziston në shoqërinë tonë!

Joaquin Phoenix! Ai është gjithë filmi! Phoenix nuk është thjesht protagonisti, por fryma e Joker!

Padyshim që ky është roli më i mirë i karrierës se Jaoquin Phoenix, por dhe një nga rolet më të bukura të kinemasë botërore!

Për mua, pak rëndësi ka nëse Joker-i i tij do sfidojë “kriteret” e Akademisë së çmimeve Oscar, Joaquin Phoenix arriti të na bëjë që për herë të parë ta duam dhe të na dhimbset Joker-i!

 

Previous ArticleNext Article