Habit Rudina Magjistari, ndërron krejtësisht look-un në emision!

Flokë të mbledhur bisht, këmishë të bardhë dhe pantallona xhinsi, stil kauboj, Rudina Magjistarin nuk ishim mësuar ta shohim kështu! Ajo e ka treguar qartë preferencën për fustanet e fundet,  por tani na tregoi se duket mjaft bukur edhe me xhinse!

 Këtë veshjen “casual“ , moderatorja e kishte zgjedhur ndërsa temë e emisionit ishte panairi I librit. Edhe asaj vetë i ka pëlqyer ndryshimi ( e sigurisht edhe reagimet që pati ndaj tij), e këtë e ka treguar me komentin e vet në krah të fotos: “ Look-u i ditës“, ka shkruar Rudina, dhe ashtu është vërtet!

 

Previous ArticleNext Article