Beyonce sundon përsëri rrjetet sociale! Ky stil do guxim…

 

Beyonce e ftuar ditën e djeshme, në evenimentin gala të “Shawn Carter Foundation”, e veshur e në fustan ngjyrë mishi me shkëlqim në gold. Me këtë paraqitje të guximshme dhe tejet creative, pop star-i ndërkombëtar thyen rekordet e audiencës në rrjetet sociale. Brenda vetëm dy orësh, imazhet e perfekte të Beyonc arritën 4,774,148 pëlqime nga ndjekësit e saj.

Këngëtarja, 38 vjeç, postoi një sërë imazhesh në Instagram. Foto na treguan linjat perfekte të Beyonce dhe më vezëlluese se kurrë. Fustani i cili i qëndronte mbas trupit dukej si një korse që merr format trupore, i shoqëruar me aksesorë të po së njëtës ngjyrë me fustanin.

Elementi i cili e bën më të veçantë nga të gjithë ishte çanta e dorës, e cila në rastin e vështrimit nga larg, do të jepte përshtypjen sikur mbante në dorë kartmonedha dollari.

Previous ArticleNext Article