Me kë do ta zëvendësojë Elvanën Flori sot në “Kuq e Zi”, në çelje të stadiumit?!

Në spektaklin e ditës së sotmë, në “Air Albania stadium”, siç e dimë njëri prej këngëtarëve që do të performoj do të jetë edhe kantautori, Flor Mumajesi. Ai do të interpretojë para 22000 mijë vetësh, ‘himnin’ e shekullit të 20-të, “Kuq e zi”.

Në kohën kur kjo këngë krijua nga Mumajesi marrëdhëia e dyshes Elvana-Flori ishte në kulmin e vet. “Kuq e zi” u sponsorizua nga platforma Digitalb dhe u prezantua në Top Fest, si një nga ngjarjet më të rëndësishme, pasi motivin e mori pikërisht pas ndeshjes historike Serbi-Shqipëri!

Ajo fillon me komentimin e Dritan Shakohoxhës, i cili citon “është flamuri më i bukur në botë Alban”, (shkëputur nga lidhja e drejtpërdrejtë Nga Beogradi) e mandej intepretohet nga Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi. Kjo këngë që ka vulën e Mumajesit, për hir të së vërtetës nuk identifikohet dot pa Elvanën. Stafi që do të realizojë spektaklin e inagurimit të “Air Albania Stadium” është kujdesur, që ta cilësojë se do të jetë një remix i këngës “Kuq e Zi”!

Sesi do të vijë ajo sot mbetet për t’u parë, ndërsa ajo që dihet mesiguri është fakti, se fansat e kësaj kënge nuk do ta ndjekin dot në versionin e saj origjinal me dyshen Elvana-Flori!

Previous ArticleNext Article