KreuStil Jetese

Parashikimi i horoskopit, datë 18 nëntor 2019

Parashikimi i horoskopit, datë 18 nëntor 2019

Dashi 

Kjo ditë do ju gjejë fitimtarë dhe gati për tu përballur me sfida të rëndësishme. Gjetja e sigurisë në vete dhe intuita e mirë do ju ndihmojë që të keni sukses në punë.

 Demi

Do të ndiheni disi nën humor dhe të ngarkuar negativisht. Nuk keni marrë lajme të rëndësishme dhe kjo monotoni do të nisë të ndihet e rëndë.

Binjakët

Do të keni mundësi që të merrni rezultate mbresëlënëse, por për këtë gjë do ju duhet që të përvishni mëngët dhe të bëni ndonjë sakrificë të vogël, sa i takon shpenzimeve.

Gaforrja

Kjo fillim javë do të jetë e shoqëruar me momente relaksi dhe paqeje, pas një jave shumë të trazuar. Do të jeni më të komunikueshëm dhe duke folur, çdo paqartësi do të zhduket.

Luani

Në dashuri nuk duhet të hezitoni, pasi njeriu juaj i zemrës në këto momente pretendon më shumë vëmendje nga ana juaj. Tregohuni të kujdes­shëm nëse nuk jeni të vendosur.

Virgjëresha

Ky është një moment shumë i mirë për të forcuar një histori të re dashurie. Do të keni mundësi që të ndiheni të lirë dhe të shpreheni hapur lidhur me ndjenjat tuaja.

Peshorja

Do të arrini që të përmbyllni me sukses çdo bashkëpunim i cili ju ka acaruar dhe nervozuar. Bëni kujdes ndaj tensioneve që keni pasur me njeriun e zemrës.

Akrepi

Ky është një moment shumë i mirë për të treguar potencialin që keni, sidomos në sferën profesionale. Në dashuri do të keni ende rezerva, gjë që nuk do ju lejojë që të jetoni aventura të reja.

Shigjetari

Kjo e hënë do të favorizojë lumturinë dhe qetësinë. Nga ana tjetër do të merrni konfirmime të cilat i prisni prej kohësh, dhe kjo gjë do ju bëjë më euforik se kurrë.

Bricjapi

Ju pret një fillim javë premtuese, e mbushur me pritshmëri të shumta lidhur me një rol të ri që do ju bëj të ndioheni më të vlefshëm. Bëni mirë që të mos rrëmbeheni.

Ujori

Do të arrini që të menaxhoni të gjitha detyrat tuaja, dhe në fund të ditës do të mbusheni me frymë. Po ashtu do të arrini që të konsolidoni të gjitha raportet.

Peshqit

Nuk jeni të fokusuar maksimalisht në punën tuaj. Mundohuni që të rigjeni stabilitetin në raportin në çift, sidomos nëse gjatë javëve të fundit jeni përballur me tensione.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF