KreuFashion

9 mënyra për ta bërë shtëpinë tuaj të duket e shtrenjtë…

9 mënyra për ta bërë shtëpinë tuaj të duket e

 

Zyra e interio designe, me qendër në New York, të Cheryl Eisen ndan idetë e saj më të mira për arredimin e brendshëm. Pas shum vitesh ushtrimin e kësaj praktike për hapsirat e kompanive që mërren me pasuritë e paluejtshme, me nivel të lartë, ajo hapi zyrën e saj. Në këtë mënyrë ajo i ka ardhur si ndihmë të gjithë atyre që duan të kenë një shtëpi, e cila duket e shtrenjtë, po pa e ngushtuar klientin në buxhet.

Pra, ju do keni mundësi të modeloni shtëpinë siç keni ëndërruar dhe pa u shpenzuar shumë. Eisen ndan me ne disa prej ideve më jo të shtrenjta por më mahnitëset:

“Vendosja e një pikture, ose pasqyre murale të ndarë në tre panele, është faktori që do e bënte çdo dhomë të dukej e shtrenjtë. Ky është edhe trendi i cili po përdoret më së fundmi dhe nga vipat e show bizz-it botëror.”

“Sa më e madhe të jetë qilimat, aq më e madhe do të duket dhoma. Paletat neutrale, pasqyrat pas divanit dhe qilimat gjigande së bashku kanë për ta bërë një dhomë të vogël të duket më e madhe dhe e të mirë.”

“Në vend të rafteve të ngopura me thika të mëdha, vendosni një librari të vogël, e cila të qëndrojë drejt me një vazo të gjatë. Këto element do e mbushin hapsirën, pa e mbingarkuar atë. Objekte do të ishte e mira të kishin ngjyra të ndryshme për t’i dhënë persnalitet atmosferës së brendshme, të shtëpisë.

“Çdo dhomë ka nevojë për një pikë fokale, nëse nuk e keni një të tillë, zgjidhja me kosto të ulët dhe më luksoze është modelimi i mureve me letër murale, që muri juaj të duket sikur është me tulla.”

“Përdorimi i ngjyrave të errta thekson dritën që ndodhet në dhomë, por edhe çdo orendi brenda saj. Kjo përzgjedhje do i japi shtëpisë suaj, sa një pamje agresive aq edhe të ngrohtë. Do ju kursej në para por në pamje do krijojë një tjetër përshtypje.”

“Nëse jeni me fat dhe keni një shtëpi që ndriçohet nga rrezet e diellit, atëherë lërini që ky elementë të jenë ylli.”

“Guximi me ngjyrat e errëta dhe kombinimi me të çelsat, dhe plotësimi i tyre me jastëk janë gjithçka që ju duhet.”

“ Nëse keni një pamje të mrekullueshme përtej dritares suaj, atëherë çfarëdo lloj mobiljesh të ketë dhoma, ajo do të duket e shtrenjtë.

Skemat e preferuara të Eisen, përfshijnë ngjyrat në hije të bardhë, gri dhe bezhë. Ajo gjithashtu pëlqen t’i përzi dhe përputh me modele ose stile, nga periudha të ndryshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF