KreuCelebrity

Grimieri shqiptar deklaroi se është gay, cfarë mesazhi ka për të Albërie Hadërgjonaj!

Ishte një moment prekës ai kur grimieri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, u ngjit në skenën e “Dolby Theatre” në Los Angeles për të tërhequr cmimin “American Influencer Aëards 2019” . Një arritje të tillë, Mario e meritonte plotësisht, por ndërkohë, ai nuk I fshehu emocionet kur rrëfeu publikisht për të parën herë orientimin e vet seksual.

“Qëndroj me shumë krenari si një 37-vjeçar gay”- tha grimieri, ndërsa tregoi edhe luftën që ka pasur me veten për të pranuar këtë fakt. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj I përcolli një mesazh të ndjerë, duke I shfaqur përmes një statusi në InstaStory, përkrahjen e saj të hapur.

“Për herë të parë në jetën time, mund të them se zëri yt i engjëllit është mesazhi më i mirë në botë! Zoti na bëri të përsosur. Ai kurrë nuk gabon! Ai të bëri ty qenien më të bukur ndonjëherë. Faleminderit shumë për fjalimin tënd të mrekullueshëm! Ti je një ikonë Mario. Jam shumë krenare për ty”- ka shkruar Albërija.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF