Ndjekësja thumbon Big Mama-n për foton në Afrikë pak ditë pas vdekjes së të atit!

Vetëm përpara disa ditesh, Big Mama u përball me një humbje të rëndë: I ati ndërroi jetë, dhe këngëtarja e tregoi edhe përmes rrjeteve sociale vuajtjen e saj në këtë moment. Por ndërkohë, nuk kaloi shumë dhe ajo u nis në një udhëtim drejt Afrikës, nga ku publikoi një foto që ka shkaktuar edhe reagime. Një ndjekëse e ka fshikulluar ashpër për veprimin, që iu duk I papërshtatshëm.  

“Sdua të të ofendoj e as të të përfshihem në jetën personale. Ama tani sa të ka vdekur babai dhe ti poston kështu fotosh sikur të mos kishte ndodhur gjë. E di që të vret normale se e ke baba, por nuk mund të postosh kështu fotosh, të paktën pritë 1 muaj”, ka shkruar ajo. Big Mama reagoi shumë shpejt: “ Po mendohem, a të të kthej përgjigje, por po i harxhoj pak minuta prej kohës që e kam shumë të rëndësishme. Para se të komentoni duhet të mendoni se unë këtë profesion kam dhe ty nuk mund të të dhembë babai im më shumë se mua. E dyta sesi e mbaj zinë e di vetëm unë, ty nuk të hyn në punë. E treta, babai im ka qene njeri artdashes, dhe atë dashuri e ka trashëguar tek unë. Amanet ma ka lënë që kur të vdesë, ditën e tretë unë të dal e të këndoj e të qesh, dhe të punoj, se punës e publikut nuk i intereson se cfarë ndiej…“!

Previous ArticleNext Article