Bëni kujdes: Higjena personale fillon nga tualeti!

 

Marrëdhënia jonë me tualetin fillon çdo mëngjes brenda shtëpisë sonë, më pas vazhdon në punë, në palestër, mbase në një restorant apo bar. Por ekspozimi ndaj përhapjes së mikrobeve është kudo. Për t’i shmangur ato dhe rrezikun e tyre, fillimisht ndaj fëmijëve tanë, imuniteti i të cilëve është më i ulët dhe më i ndjeshëm, e më pas për veten tonë, duhet të ndjekim disa rregulla thelbësore.

Në këtë drejtim, një kompani e specializuar në shërbimet e higjienës, ka realizuar hulumtime ndërkombëtare për të hetuar zakonet e punëtorëve dhe marrëdhëniet e tyre me tualetet në vendin e punës. Sipas rezultateve të këtij studimi, 84% e të anketuarve thonë se ata zakonisht i lajnë duart pas përdorimit të tualetit, ashtu siç duhet vepruar gjithmonë. Por 37% e të njëjtës kompani pranuan se nuk i lajnë duart, veçanërisht kur janë me nxitim. Kjo nuk është e gjitha, sepse 33% e të anketuarve thanë se shpesh përdorin smartphone-in e tyre kur shkojnë në tualet dhe 12% madje marrin ushqim, kur shkojnë në tualet. Një fakt qesharak është se 42% e të intervistuarve pranuan se nuk pranojnë të takojnë duart.

Sipas studimeve, në një kompani u konstatua se  punonjësit e zyrave janë në kontakt me mbi 10 milion baktere çdo ditë. Duart e kontaminuara mund t’i transferojnë këto baktere dhe të infektojnë deri në 14 persona të tjerë me vetëm një prekje.

“Pra, çfarë mund të bëjnë  kompanitë për të përmirësuar higjenën e ambienteve të tyre dhe për t’i inkurajuar punonjësit të ndjekin një rutinë të saktë? Kontrolloni që tualeti është gjithmonë i pajisur me sapun dhe aparat ose letra. 16% e të anketuarve pranojnë se dalin shpejt nga tualeti ndonjëherë pa i larë duart , vetëm për shkak të aromave të këqija.”- shkruajnë studjuesit.

Me 19 nëntor 2001, OKB-ja e shpalli si “Ditën Botërore të Tualetit”, me qëllim sensibilizimin e opinionit global botëror për rëndësinë e të pasurit higjenë sanitare, dhe për tu ndërgjegjësuar ndaj problemeve shumë serioze që prekin të gjithë popullatën. Shumë probleme të rënda mund ta kenë pikënisjen fillestare nga papastërita e tualeteve.

Previous ArticleNext Article