KreuCelebrity

#këndojpërtëndërtuar: Ardit Gjebrea rrëfen personin e shtrenjtë që qëndron pas këtij misioni!

 

Pas tërmtit tragjik të 26 nëntorit që u mori jetën 51 personave e plagosi qindra të tjerë, për të gjithë ne kthimi në normalitet duket një proces tejet i vështirë. Gjatë gjithë këtyre ditëve televizionet u janë dedikuar tërësisht ngjarjes së tërmetit duke shtyrë programacionet pasi situata të normalizohet.

Producenti Ardit Gjebrea pak ditë më parë lajmëroi se netët finale të “Kënga Magjike” do të shtyheshin, ndërsa vetëm dy ditë më parë duket se ai mori një tjetër vendim.

Ndryshe nga 20 edicionet e kaluarë të “Kënga Magjike”, kësaj here artisët nuk do të jenë më në garë, por të gjithë bashkë do të kenë vetëm një mision: të këndojnë për të ndërtuar.

Duke vendosur mos shtyrjen e datave Gjebrea ka ftuar të gjithë artistët pjesëmarrës, me gjithë vështirësinë që secili prej tyre ka për të përformuar këto ditë zie, të kontribuojnë duke kënduar, pasi të gjitha fitimet që do të mblidhen nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Në “E Diela shqiptare” Gjebrea tregoi se me paratë e mbledhura nga “Kënga Magjike” do të ndërtohet shtëpia e Endritit nga Thumana. Gjatë programit producenti rrëfeu se kush qëndron në të vërtetë pas kësaj nisme, që duket se mban emrin e bashkëshortes së tij Anila.

Duke qenë një zonjë shumë besimtare duket se Anila ka patur idenë që “Kënga Magjike” këtë vit të ketë misionin bamirës #këndojpërtëndërtuar. Gjebrea e ka quajtur bashkëshorten bekimin e jetë së tij.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF