“Po ti si pronarja ku ishe”? Ndjekësi sulmon Lori Hoxhën; Sara nuk ia lë mangut!!!

Lori Hoxha publikoi foton e një punonjësi të Top Channel që mbante në krah të birin në gjumë, teksa i duhet të punonte me orë të zgjatura për shkak të tragjedisë që goditi vendin.

“Një foto sa për mijëra fjalë. Në këto ditë të vështira për të prekurit nga tërmeti që humbën njerëzit e tyre më të dashur, shtëpitë dhe atyre që nga ankthi jetuan nëpër rrugë, Top Channel duhet të raportonte si gjithmonë çdo moment të asaj që po ndodhte, të ndihmonte me informacion, edhe pse kjo kërkon sakrificë dhe mund të madh. Në kohën kur mësimi në shkolla u anullua, por fëmijët e stafit, si shumë fëmijë të tjerë ishin në panik nga lëkundjet, zgjidhja më e mirë ishte që ata të rrinin bashkë me prindërit, edhe nëse atyre u duhej të punonin për një qëllim më të madh. Mbase kjo nuk është idealja, por në të tilla katastrofa kupton se vetëm duke u bërë bashkë jeta vazhdon! Mirënjohëse të gjithë stafit vetëmohues të Top Channel dhe të gjithë atyre që sakrifikuan sado pak nga “normaliteti” i tyre për ti bërë më pak të vështira këto ditë”, shkruan  Lori.

Por krahas emocioneve dhe komenteve të bukura nën foto njëri prej ndjekësve e ka ‘sulmuar’ 25-vjeçaren duke i shkruar:

“Po ti si pronarja ku ishe? Apo në ndonjë qytet europian duke ngrënë”.

Ndonëse vetë Lori nuk ka preferuar të përgjigjet, ka qenë motra e saj Sara ajo që nuk ia ka lënë mangut komentuesit duke ia kthyer: ““Në katin e 15 Albi, me dy fëmijë të vegjël. Pa merak se tërmeti nuk paralajmëron as ne ‘pronarët’”.

Previous ArticleNext Article