Me mbesën e vogël, motrën shtatzënë dhe të ëmën, Noizy rrëfen orët e tmerrit të tërmetit në Durrës

Reperi Noizy ka qenë në Durrës mëngjesin e 26 nëntorit dhe së bashku me familjarët ka kaluar orë tmerri dhe paniku gjatë lëkundjeve të tokës.

Një përjetim për ato çaste të frikshme, ai e ka ndarë me publikun gjatë një vizite në Fier ku ka takuar persona me aftësi të kufizuara dhe ku është vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes për kontributinn e dhënë për njerëzit në nevojë.

“Shqiptarja.com” shkruan se reperi ka treguar edhe tmerrin që ka kaluar ditën e tërmetit duke u shprehur:

“Ishte diçka shumë e keqe, shumë e hidhur, pasi unë qëllova mes rrënojave me mamin, mbesën dhe motrën shtatzënë, që është diku gjashtë-shtatë muaj, ka qenë tmerr për mua. Shyqyr Zotit shpëtuam pa dëme, por siç dihet ka pas shumë të vdekur dhe ndihem sikur ata mund të ishin pjesëtarët e familjes sime. I lutem Zotit që kurrë më mos t’i përjetojmë këto gjëra që na ndodhën”, tha Noizy.

Previous ArticleNext Article