Rita Ora nuk i mban dot lotët në koncertin për artistin e ndjerë

Artistja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka qenë e pranishme në një koncert homazh që ka pasur si qëllim ndërgjegjësimin për shëndetin mendor. Ylli i muzikës ka ndarë edhe me miliona ndjekësit në Instagram emocionet e saj rreth performancës dhe koncertit.

29-vjeçarja ka publikuar disa video teksa performon live hitin “Lonely Together”, bashkëpunimi i këngëtares me Dj Avicii, i cili ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare për shkak të vetvrasjes.

“Dua të falenderoj familjen e @avicii për organizimin e kësaj për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor veçanërisht brenda industrisë së muzikës.

“Shpesh suksesi mund të shihet si një përfaqësim që dikush po bën mirë edhe mendërisht, megjithatë ne mund të shohim këtu se ka shumë punë për të bërë, faleminderit për të gjithë 60,000 prej jush dhe ata që shikojnë në shtëpi dhe familjen e Tim”, shkruan Rita në postimin e saj në Instagram.

Previous ArticleNext Article