Ora dhe data; ja kur publikohen këngët e Festivalit të fundvitit në RTSH!

 

Vitet e fundit Festivali i Këngës ka provuar një formë të re të njohjes së publikut më këngët pjesëmarrëse në garë, duke i publikuar krijimet disa ditë parë netëve të interpretimit në Pallatin e Kongreseve.

Edicioni i 58-të i këtij festivali kësaj here do të ketë ‘timoniere’ regjisoren Vera Grabocka dhe moderatoren Alketa Vejsiu.

Ndërsa kërshëria e publikut me siguri është e madhe për të parë ‘fytyrën’ e re të Festivalit të Këngës, duket se momenti për t’u njohur me këngët ka ardhur. 20 krijimet pjesëmarrëse do të publikohen sot (9 dhjetor) në youtube në orën 18:00.

Netët live të festivalit që do të zgjedhi këngën përfaqësuese në Eurovizin do të mbahen më 19, 20 dhe 22 Dhjetor.

Kujtojmë që artistët pjesëmarrës këtë edicion janë:

Lista e konkurrentëve

  1. Albërie Hadërgjonaj
    2. Aldo Bardhi
    3. Arilena Ara
    4. Bojken Lako
    5. Devis Xherahu
    6. Eli Fara & Stresi
    7. Elvana Gjata
    8. Era Rusi
    9. Gena
    10. Genc Tukiçi dhe Nadia Tukiçi
    11. Kanita Suma
    12. Kamela Islamaj
    13. Kastro Zizo
    14. Olta Boka
    15. Renis Gjoka
    16. Robert Berisha
    17. Sara Bajraktari
    18. Tiri Gjoci
    19. Valon Shehu
    20. Ëendi Mancaku

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article