KreuCelebrity

Shqiptari që vrau vajzën 20 vjecare se doli me shoqet, nuk ishte njeriu qe mendohej!

Petrit Lekaj bëri bujë në Australi, në Shqipëri e më gjerë mes gjestin e tij makabër në muajin korrik, kur qëlloi për vdekje me thikë të bijën 20 vjecare, Sabrina, vetëm sepse doli një natë me shoqet pa i marrë leje. Tani mësohet se 49 vjecari shqiptar ka qenë 20 vjet më parë i dënuar për drogë.

Ai kishte kaluar dy vjet prapa hekurave, pasi dënimi I ishte ulur me 6 muaj. Sabrina ishte një nxënëse e shkëlqyer, dhe ata që e njihnin e përshkruajnë si një vajzë dhe mike shumë të mirë.

Ajo studionte për mjekësi e ishte edhe pianiste e zonja. Mesazhet që kishte shkëmbyer me shoqet ndërkohë tregonin se kishte një marrëdhënie të tensionuar me të atin dhe të ëmës, Romina lekaj, e madje dukej se Petritin e kishte dhe frikë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF