Kartolina  e festave nga Kate dhe William është më e thjeshta dhe më e bukura deri tani!

Fansat e familjes mbretërore patën mundësinë të shikonin kartolinën e festive të fundvitit nga William dhe Kate e fëmijët e tyre, edhe pse Duka dhe Dukesha I Kembrixhit nuk e kishin bërë atë ende zyrtare. Fotoja ka rënë në duart e medias, dhe menjëherë bëri xhiron e botës. Familja aty shihet ndryshe nga disa prej fotove te deritanishme të këtij lloji: shumë e thjeshtë dhe aspak pompoze, fotoja e tregon princin të ulur në një motocikletë të vjetër me djalin e vogël Louis në prehër, të shoqen të buzëqeshur në krah të tij, dhe dy fëmijët e tjerë George dhe Charlotte, të gjithë së bashku në një portret të mrekullueshëm familjar.

“Ju urojmë gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e ri“, është mesazhi shoqërues, i cili është firmosur nga Kate.

Kartolina publikohet një ditë pas videos që u përfol se tregonte një krizë në mes të ciftit, ku shihej Catherine sesi I largohej me një lloj zemërimi prekjes së bashkëshortit.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article