“Gjithë dashuria e botës“, Brunilda Lahe poston foton e parë të vajzës!

Moderatorja Brunilda Lahe tani vonë u bë nënë për herë të parë . Vajzën e saj, Hana, ajo e solli në jetë në 17 dhjetor. Brunilda postoi vetëm foton e dorës së vajzës atëherë, duke bërë një rrëfim të vogël: Hana e kishte zgjedhur vetë se kur do të lindte, pavarësisht se cfarë kishin planifikuar prindërit e saj.

 

View this post on Instagram

 

Jam bere nene! Faleminderit Zot per kete bekim! Mesa duket kam sjelle ne jete nje vajze qe do te behet nje grua me karakter te forte e ide te qarta. Une dhe babi i bebushes me gjinekologen @jolalulo kishim planifikuar, tjeter ore, tjeter date, tjeter shenje horoskopi. Kisha nje liste me emra ku secili mund te ishte i duhuri. Vetem kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori para sysh asgje nga keto. Zgjodhi diten e saj te lindjes: e hene. Oren e saj: mbremje, ku nje gjysmehene mistike, magjepsese shnderiste. Keshtu ishte vete ajo qe zgjodhi edhe emrin e saj: HANA Kuptimi i ketij emri ne vende te ndryshme te botes sikur eshte enkas per te: Hir i Zotit, e para, e lulezuar, lumturi… Mire se erdhe mes nesh #HANAMETA mami dhe babi mezi po te prisnin te kapnin doren tende per te mos e leshuar me asnjehere. Fale ekipit te @spitaliamerikan 2 une dhe HANA jemi shume mire. Faleminderit me zemer te gjitheve qe asistuat ne lindjen time! Dr. @jolalulo per gjithe profesionalizmin, sigurine, qetesine gjate gjithe ketyre muajve mirenjohja dhe vleresimet qe do te te bej nuk do te jene asnjehere te mjaftueshme. Ju faleminderit te gjitheve ju qe e keni bere te bukur kete rrugetim timin me fjale te bukura e gjeste te kujdesshme. Faleminderit per cdo urim paraprakisht! Si nje mama e re jam e mirekuptuar besoj nese nuk u pergjigjem dot ne kohe secilit. 🤗🤗🤗

A post shared by Brunilda Lahe (@brunildalahe) on

Tani, moderatorja ka vendosur të tregojë dicka më shumë nga e bija, duke hedhur në rrjetet sociale një foto mjaft të ëmbël me vogëlushen në krahë. “Kam gjithe dashurine e botes me Hanen ne duar. Hana ime. Hana Meta. Hana jeta. Hana dashuria. E bukur si hana,”- ka shkruar ajo.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article