KreuCelebrity

“Hakmarrja serviret e ftohtë”; Alketa ironizon keqas Xhemin!

 

‘Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë’, dhe duket se për Alketa Vejsiun kjo shprehje është mëse e vërtetë.

Në Festivalin e Këngës në Rtsh, që këtë edicion u moderua nga Alketa Vejsiu, ndërrimi i shpeshtë i fustaneve nga moderatorja, u bë shkak që të ironozohej nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi në një postim në story, ku ironizuan ‘këndimin dhe ndërrimin e fustaneve të Vejsiut’.

“Po mendoj që sezonin tjetër të Portokalli unë dhe Xhemi nuk do prezantojmë, por vetëm do këndojmë; thotë Salsano

‘Këtë vit një herë nuk dua të dëgjoj asnjë këngë, po ika të ndërrohem një herë se kam 5 minuta me këtë veshje. Si mund të rrijë robi 5 minuta me një veshje, si?!’; ja kthen Xhemi”.

Alketa duket se nuk e ka harruar kunjin dhe pikërisht një ditë pas ditëlindjes së moderatores së Portokalli, në llogarinë e “Revista Class” në Instagram, pak minuta më parë përbri një foto të vjetër të Xhemit, është shkruar një status ‘dashamirës’:

 

 

Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit! 1.Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi! 2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë! 3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në ”Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty! Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë ? Dikur apo Sot?

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Nuk dimë nëse do të ketë një reagim nga ana e Xhemit pas këtij statusi, apo thjesht do ta marrë me sportivitet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF