KreuBordo Men

Renato Mekolli prezanton për herë të parë të ëmën në emision!

Mes të papriturash, surprizash e përplasjeve, sezoni i tretë i “Hell’s Kitchen” iu afrua fundit. Shef Renato ka premtuar ta kapërcejë veten këtë radhë, dhe ashtu bëri: surpriza e madhe për publikun është vetë nëna e tij, e cila ka pranuar të dalë në ekran për hir të të birit.

Në foton që Renator postoi në Instagram me të ëmën, shihet qartë ngjashmëria mes tyre. “Faleminderit jeta ime,Mbretëresha ime! Hera e parë dhe e fundit që dole në ekran, sepse ju, familja ime dhe njeriu im jeni për mua.Vetëm për mua ”, ka shkruar ai.

 

 

 

#Repost @hellskitchen.tch Mamaja e shef Renatos tregon herën e parë që e ka gjetur atë duke gatuar në shtëpi, në moshën 8-vjeçare. @renatomekolli @topchannelalbania #HellsKitchenAlbania #HellsKitchen #HKALB #HKALBFinale #Finale #HellsKitchenAlbania2 #TopChannel #cooking #chef #cheflife #devil

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Këtë mbrëmje do të mësojmë se cili do të jetë fituesi i sezonit të tretë, por shefi i kuzhinës “na paralajmëron“ të mbajmë ndonjë shami me vete, se do të ketë lotë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF