Vajza mbani lotët; djem merrni shembull/ Shihni propozimin më romantik në botë!

 

Nëse jeni prej atyre vajzave që ëndërroni një propozim romantik dhe qani në çdo film romancë që shihni atëherë para se të shihni këtë video merrni një top me letra pranë; po ju njoftojmë se do qani!

Megjithatë edhe ju, që deri më sot jeni ‘mburrur’ se është e vështirë t’ju bësh të qani dhe se romanticitetet e propozimet prekëse nuk janë për ju, kemi përshtypjen se pasi të shihni këtë propozim, në mos lot me siguri një dridhje mjekre do ta keni.

Lee Loechler pasi me siguri pa me qindra video propozimesh, gjeti mënyrën më romantike, origjnale, të bukur, të veçantë, të rrallë që  nuk e kishim parë kurrë më parë….

Kineasti që pati fatin të jetë ende me dashurinë e tij të gjimnazit; deshi që Sthuthi David të kishte kujtimin më të bukur të jetës së saj dhe me siguri në rrjete sociale komentohet si vajza më me fat në botë; pasi mori këtë propozim:

Në video, Loechler është ulur pranë të dashurës së tij Sthuthi David teksa shohin Bukuroshen e Fjetur, vetëm se fundi është ndryshe nga versioni origjinal i Disney. Në film, princesha i ngjan Sthuthi, ndërsa princi i ngjan Lee. Pasi princi përkulet të puthë princeshën dhe ta zgjojë nga gjumi, nxjerr nga xhepi një unazë. Më pas, princi i filmit ia hedh kutinë Loechler-it në sallë, duke thyer kështu barrierat mes filmit dhe realiteti.

Pra, tani vlen pyetja? Po ju si e morët propozimin për martesë nga partneri juaj?

 

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article