KreuCelebrity

Zbulohet lidhja e Agnesa Vuthaj me biznesmenin indian 23 vite më të madh!

 

Që kur ajo u shpall Miss Albania në vitin 2004, bukuroshja Agnesa Vuthaj ka ditur ta mbajë larg kërshërisë së publikut, jetën e saj private.

Ndonëse prezente në media në spektakle e programe të ndryshme, Agnesa nuk ka preferuar të flasë asnjëherë për çështjet e zemrës.

Së fundmi e fokusuar në biznesin e çantave, duket se 33 vjeçarja po jeton një histori dashurie. “Magazina.al” ka mësuar se Vuthaj është në një lidhje dashurie me një bizensmen nga India, dhe dyshja janë njohur ne Dubai. Chetaan Sandesara është 57 vjeç dhe zotëron disa biznese në disa vende të botës.

Po i njëjti portal shkruan se partneri i Agnesës është në bisedime për të blerë aksionet e një hoteli të njohur në Tiranë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF