KreuStil Jetese

Pritja merr fund; Albani dhe Miriami bëhen prindër për herë të dytë. Ja emri i djalit

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë bërë prindër për herë të dytë. Çifti ka mirëpritur në jetë djalin e tyre që kanë vendosur ta quajnë Duam, njësoj si titulli i këngës së njohur të çiftit.

Ka qenë Miriami ajo që ka ndarë me publikun lajmin e gëzuar, shoqëruar me një foto ku mban të birin në krah, teksa Albani dhe e bija i mbajnë dorën të voglit, duke shkruar:

“Mire se erdhe ne jete Duam.
Ne do te duam deri sa fryme me te mos kemi. Ashtu si e do natyra diellin e si e duan yjet qiellin. Gjithmone me shume se dje e me pak se neser. Ndoshta nuk te falim dot nje kurore por ti do jesh perjetesisht Princi jone Duam. Do bejme gjithcka qe eshte ne doren tone qe ti te rritesh me shendet, qe ti te rritesh me dinjitet. Te perqafosh te miren dhe te luftosh padrejtesite. Te jesh tolerant, i duruar por i guximshem dhe i vendosur kur duhet. Te dish nga ke ardhur dhe ku do te shkosh. Te jesh vetvetja dhe gjithmone krenar per veten. Te duash e te te duan.”

Sa i përket emrit të zgjedhur për djalin, vetë Miriami ka shpjeguar se indicien e kanë marrë nga kënga “Duam” sepse në ditën e xhirimit të videoklipit ata kanë mësuar se artistja ishte shtatzënë për herë të dytë.

“Eshte detyrim moral ndaj jush qe na keni dhuruar dashuri e keni qene pjese e gezimeve dhe hidherimeve tona te ndajme arsyen pse zgjodhem kete emer edhe pse mund ta imagjinoni.
Duam (pervec se nje fjale e embel, e paster dhe kuptimplot shqipe) vjen nga emri i kenges me te cilen ne kurorezuam martesen tone para pak muajsh, dite e cila perkon me momentin e paharrueshem kur zbuluam qe Duam-i kishte nisur rrugen e tij per te ardhur ne jete. Ishim duke xhiruar klipin dhe duke e kenduar cdo dite ate kenge ndaj e kemi ndjere gjithmone shume edhe si kengen e tij. DU-AM-ELI, edhe inicialet e emrave tane si prinder jane aty ne mes si nje shtylle ku Duam-i dhe motra e tij Ameli mund te mbeshteten gjithmone.

Mire se vjen ne familje biri jone. ????????
Te DUAM. ❤️❤️❤️❤️”

Vogëlushi ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe është fëmija i dytë për çiftin e artistëve që janë prindër të nnjë vajzë të quajtur Ameli.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF